Gjakova
Shkronjat

Nga sot sheshi prapa banesave në afërsi KEDS-it në Gjakovë është rregulluar. Në përurimin e finalizimit të këtij projekti i pranishëm ishte kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se ata që do ti gëzohgen më së shumti këtij projekti janë banorët e kësaj lagje të qytetit të Gjakovës.

Falënderues për realizimin e këtij projekti u shprehën banorët. Sipas tyre një investim i tillë është dashur të ndodh më herët.

Rregullimi dhe sanimi i këtij sheshi i cili ka një hapësirë prej 2 mijë e 500 metra katror qeverisjes komunale i ka kushtuar rreth 40 mijë euro./TV Syri Vision