Gjakova
Shkronjat

Dy vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Kosovës. Shumica e autostradave pritet që të fillojnë e mbarojnë gjatë këtyre dy viteve, kështu ka thënë për televizionin Syri Vision ministri i infrastrukturës Pal Lekaj.

Sipas tij në vitin 2019 pritet të nis autostrada e dukagjinit  të cilin e ka vlerësuar si gjiganti infrastrukturor për Kosovën për faktin se 5 qytete lidhen me 91 kilometra rrugë cilësore, projekt ky më i madhi deri më tani në vendin tonë.

Ministri Lekaj tha se në qendër të investimeve infrastrukturore është edhe komuna e Gjakovës ku qytetarët e saj së shpejti do të përjetojnë ditë të mira.Ai përmendi disa projekte të cilat janë në përfundim e sipër dhe të tjera që do të realizohen.

Sipas Lekajt brenda muajit tetor do të filloj ndërtimi i autostradës Gjakovë-Dollc.

Këto projekte  janë një hap më tepër i Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, drejt lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të rrafshit të Dukagjinit, duke afruar qytetet mes vete me rrugë të standardeve evropiane./TV Syri Vision/