Gjakova
Shkronjat

Në sallën e sporteve Shani Nushi në Gjakovë është mbajtur edicioni i 18-të i Turneut Memorial të Boksit “Xhafer Thaqi”. Boksieri më i mirë dhe njëherit fituesi i këtij turneu u shpall Venhar Haziraj nga klubi i boksit “Gjakova 137”.Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv u zhvilluan 7 meqe si dhe u ndanë edhe qmime tjera në kategori të ndryshme.

Në nderim të figurës së njërit nga boksierët më të mirë dhe dëshmorit të kombit Xhafer Thaqi, për të 18-tin vit me radhë në Gjakovë u mbajt turneu tradicional memorial në boks “Xhafer Thaqi”. Ky turne I cili u zhvillua në sallën e sporteve “Shani Nushi”, mblodhi boksierët më të mirë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në kuadër të turnut janë zhvilluar 7 meqe në kategoritë përkatëse si dhe dy meqe profesionale. Në mesin e garuesve ishin edhe boksierët e klubeve nga Gjakova si: Elis Bajrami nga KB Gjakova 137, Çlirim Zeka nga KB Sport Center, Venhar Haziraj nga KB Gjakova 137, Jozef Rrasi poashtu nga KB Gjakova 137 si dhe Besart Kurhasku nga KB Sport Center. Në këtë turne u ndanë qmime për secilën kategori. Boksieri më i ri u shpallë Gntrit Gashi nga Mitrovica, ndërsa tekniku më i mirë u zgjodh Amarildo Vraja nga Shqipëria. Kurse qifti më luftarak u shpallën Besart Kurhasku nga klubi Sport Center dhe Daniel Marku nga klubi  Tirana.E krejt në fund qmimi më kryesori kësaj gare ishte Boksieri më i mirë I këtij turneu, pra Kampion I Kosovës në kategorinë 69 kg u shpall Boksieri I Klubit Gjakova 137 Venhar Haziraj I cili njëherit fitoi edhe kupën Xhafer Thaqi. Organizator I këtij turneu tashmë tradicional I cili arriti që për të 18 vite  me radhë ta zhvillojë këtë aktivitet  është “Klubi i Boksit ‘Gjakova 137”.

Përveq dashamirëve të boksit edhe kësaj radhe të pranishëm në këtë aktivitet ishin familjarët e dëshmorit Xhafer Thaqi të cilët thanë se ky sport meriton më shumë mbështetje.

Ky turne kishte karakter seleksionues para tuneut ndërkombëtarë “Adem Jashari” ku me 23 nëntor do të mbahet gjysëm finalja ndërsa me 26 nëntor finalja./TV Syri Vision/