Gjakova
Shkronjat

Aronia, një bimë medicinale, fruti i të cilës konsiderohet mes frutave më të shëndetshëm në botë, për shkak të efekteve pozitive në kurimin e disa sëmundjeve po kultivohet edhe në Gjakovë.

Aronia është një superfrut i shëndetshëm, që ofron sasi jashtëzakonisht të lartë të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fitonutricientëve tjerë. Aronia është si frut i ri përveç përdorimit si ilaç, është bërë pjesë e ushqimit të shëndetshëm të kategorisë së parë në ditët e sotme. Ajo mund të konsumohet si e freskët (apo e ngrirë), e terur, ose nga frutat e saj mund të krijoni lëngje, komposto, marmelata, xhem, çaj, sallatë etj. Duke e parë që vlera e aronisë po rritet në treg dita e ditës edhe familja Idrizi nga fshati Pacaj ka tri vite që ka filluar me kultivimin e aronisë të llojit Nero Melanocarpa në një hapësirë prej 60 ari tokë. Mirëpo përveq që e plason atë në treg, poashtu nga frytet e përpunuara përmes paisjeve adekuate përgatit edhe lëngun e aronisë. Mund të thuhet se kjo bimë gjenë përdorim klinik të gjerë si në trajtimin e hipertensionit, arteriosklerozës, gastritit etj. Frytet e aronisë konsiderohen si ushqim funksional, duke mbrojtur shëndetin, ajo mbron nga arterioskleroza, sulmet në zemër, infarkti, sëmundjet degjenerative të sistemit nervor, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Në bazë të të dhënave klinike në literaturën mjekësore, konsumimi i rregullt i aronias ka këto efekte vijuese në organizëm: Rrit imunitetin, zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak, zvogëlon shtypjen e gjakut, zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, pengon formimin e trombozave venoze, përmirëson të pamurit, parandalon dhe ndihmon në trajtimin e diabetit poashtu ka ndikim pozitiv ka edhe në shumë organe tjera në organizëm. Andaj sot shumë nutricistë e rekomandojnë që ky frut të jetë sa më i pranishëm në tryezat tona./TV Syri Vision/