Gjakova
Shkronjat

Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogovë të Hasit sot ka pranuar një donacion me paisje mjekësore në vlerë mbi 23 mijë euro financim ky nga Republika e Turqisë. Kësaj qendre iu dhuruan këto paisje: aparati i EKG, sterelizator, nebulizator, karrige stomatologjike me paisje përcjellëse, laboratori, 4 pulsiksometer, 4 tensiometer, 3 oftalmaskop, 5 otoman, 5 parvan, 5 tavolina pune, 10 karrige për personel, 6 ulëse për pacient dhe paisje tjera.

Në ceremonin e dorëzimit të këtij donacioni e pranishme ishte ambasadroja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, kryetari i kryesisë së këshillit turk në Kosovë, Kolonel Cem Sinan Barim, stafi mjekësor si dhe banorë të kësj ane. Ambasadorja Kiliç në fjalën e saj të rastit u shpreh se është e lumtur që me këtë projekt do të arrijnë të avancojnë shërbimet ndaj qytetarëve.

Nga ana tjetër i pari i komunës Ardian Gjini vlerësoj lartë kontributin e Republikës Turke si dhe donacionet të cilat janë dhuruar deri më tani për Gjakovën dhe qytetarët e saj.

Në këtë ceremoni u tha se Kfori Turk do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me projekte tjera.

Projekti i furnizmit me paisje mjekësore në këtë qendër u mirëprit edhe nga banorët e Rogovës.

Falë këtij donacioni qendra e mjekësisë familjare në Rogovë që nga sot mund të vlersohet si një nga qendrat e cila është më e pajisur pothuajse më të gjitha pasijet adekuate që i nevojiten një qendre.Përmes këtyre paisjeve tashmë banorëve të rajonit të Hasit do të iu ofrohen shërbime mjekësore më cilësore ut ha me këtë rast./TV Syri Vision/