Gjakova
Shkronjat

Të dhënat aktuale nuk janë shqetësuese sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor në komunën e Gjakovës, kjo për faktin se nga janari i këtij viti e deri më tani kanë ndodhur 719 aksidente, 94 aksidente më pak për dallim prej periudhës së njejtë të vitit të kaluar ku numri i përgjithshëm ishte 813 aksidente,  kështu është shprehur komandanti i trafikut rajonal, kapiten Albin Sahatqija.

Policia e trafikut përveq formimit të task forces ka shtuar edhe aktivitetet e tyre me qëllim që të parandalojë aksidentet.

Sahatqija tha se njëri nga shkaktarët kryesore të aksidenteve të fundit që kanë ndodhur në Gjakovë është mos respektimi i shenjave dhe rregullave të trafikut rrugor.

Siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, parandalimi i aksidenteve, reduktimi i vazhdueshëm i aksidenteve me lëndime dhe atyre me pasoja fatale janë disa nga prioritetet e njësitit të trafikut rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ofrimin e sigurisë së qytetarëve ku nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtuesit e mjeteve të cilat shkaktojnë kundervatje të rënda e të cilat janë shkaku kryesor I aksidenteve fatale, shtoj mes tjerash kapiten Sahatqija./TV Syri Vision/