Gjakova
Shkronjat

Mëngjesin e ditës sotme nxënësit dhe mësimdhënësit e shkolles fillore “Pjetër Muqaj” në fshatin Guskë e filluan me vizitën e  kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorëve tij. Ashtu sikurse në të gjitha shkollat tjera, edhe këtu kryetari përcjelli mesazhin e tij që të punohet më me zell në edukimin sa më cilësor të gjeneratave si dhe të respektohen normat ligjore.

Nga ana tjetër stafi menaxhues i shkollës mes falënderimesh shprehi edhe disa kërkesa për përmirësimin e infrastrukturës.

Kërkesat që u parashtruan morën përgjigje.

I pranishëm në këtë takim ishtëe edhe kryetari i bordit të prindërve i cili shpreh i lumtur se që nga sot është zgjidhur qështja për transportin e nxënësve të kësaj ane.

Krejt në fund kryetari Gjini i përgëzoj mësimdhënësit për punën që po bëjnë dhe i porositi ata që profesionin ta marrin gjithmonë si të shenjtë dhe të ofrojnë dije e kompetenca të duhura për brezat e rinjë./TV Syri Vision/