Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës për të iu uruar vitin e ri shkollor, kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët sot vizituan edhe shkollën “Zef Lush Marku” në Brekoc.Fillimish u takua me këshillin e nxënësve të kësaj shkolle të cilët paraqiten kërkesat e tyre.

Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit kryetari Gjini kërkoj kujdes  të veçantë për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e ambientit shkollor si dhe theksoj se një komunikim i mirë sjellë një produktivitet dhe rezultat afatgjatë jo vetëm në arsim por në të gjitha sferat e jetës. 

Edhe këtu pati disa kërkesa nga stafi drejtues i shkolles.

Gjatë kësaj vizite u tha se nuk është vetëm krijimi i kushteve ajo që duhet të bëhet nga ana e kuvendit komunal. Sipas kryetarit Gjini nevojitet një angazhim i gjithanshëm në çdo aspekt, në mënyrë që të arrijmë rezultatet që dëshirojmë.