Gjakova
Shkronjat

Ministri I Arsimit Shyqyri Bytyqi ditë më parë morri vendim që në të gjitha shkollat e Kosovës të bëhet vlerësimi I performancës së mësimdhënësve. Në bazë të ligjit mbi inspeksionin të cilin ministria e arsimit dhe kuvendi I kosovës e kanë aprovuar është edhe një pikë e veqantë që përfshin edhe vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve.

Për këtë inspektoriati I arsimit në regjinin e Gjakovës ka bërë të gjitha përgatitjet dhe që nga sot ka filluar me këtë proces. Në takimin e parë informues pjesëmarrës ishin mësimdhënësit e shkollave të përzgjedhura nga komuna e Gjakovës,  gjimnazi “Hajdar Dushi”, shkolla filloret ”Zekeria Rexha” dhe “Selman Riza”, pastaj nga komuna e Rahovecit shkolla fillore “Isa Boletini” dhe  nga Malisheva “ gjimnazi “Hamdi Berisha”. Gjithësej janë përgjedhur 24 mësimdhënës të cilët kanë plotësuar kriteret.

Nga ky vlerësim mësimdhënësit përveq licensimit të karrierës dhe asaj të avancimit do të përfitojnë edhe  rritje të pagws.

Qëllimi kryesor është ngritja e cilësisë në arsim.

Vlerësimi I performancës së mësimdhënësve ka filluar sot dhe është proces afatgjatë I cili do të zhvillohet në vazhdimësi në të gjithë vendin./TV Syri Vision/