Gjakova
Shkronjat

Është bërë inaugurimi I  rrugës “Martirët e Molliqit”  e cila lidh fshatin e Molliqit me pjesën turistike të Potokut.Në përurimin e saj I pranishëm ishte  kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini, deputeti  Hajdar Beqa dhe banorë të kësaj ane. Kjo rrugë e cila ka një gjatësi rreth 500 metra është bashkëinvestim i Komunës së Gjakovës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka kushtuar 37 mijë euro.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti e në veçanti për banorët që e frekuentojnë këtë pjesë.

 

E ata që e mirëpritën këtë investim infrastrukturor janë banorët të cilët jetojnë në këtë lagje të fshatit Molliq. Ata thanë se asfaltimi I kësaj rruge ka qenë I domosdoshëm, për faktin se kjo pjesë frekuentohet edhe nga turistët të cilët preferojnë të kalojnë kohën në këtë zonë e cila njihet për turizëm dhe atraktivitet.

Poashtu kërkesë e banorëve ishte që të bëhet edhe asfaltimi I rrugës në afërsi të shkollës, projekt ky I cili sipas kryetarit Gjini shumë shpejt do të realizohet. Gjatë ditës sotme I pari I komunës ka inspektuar edhe punimet e rrugës në fshatin Zhabel e cila është në përfundim e sipër. Kjo rrugë ka një gajtësi prej 4 kilometra dhe kuvendit komunal ky projekt I ka kushtuar 400 mijë euro./TV Syri Vision/