Gjakova
Shkronjat

Një projekt tjetër infrastrukturor I cili sot është inauguruar është edhe rruga e lagjes Shala në fshatin Smaqi 1. Për të përuruar banorët e kësaj ane erdhi kryetari I komunës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast Gjini tha se këto projekte jo vetëm që lehtësojnë qarkullimin por ofrojnë kushte më të mira infrastrukturore dhe përmirësojnë jetën e banorëve të komunës.

Banorët e kësaj lagje u shprehen të lumtur për realizimin e këtij projekti.

Mes tjerash kryetari Gjini tha se komuna e Gjakovës në bashkpunim me ministrinë e  infrastrukturës, mbeten të përkushtuara në realizimin e projekteve infrastrukturore në interes të qytetarëve të Gjakovës./TV Syri Vision/