Gjakova
Shkronjat

Edhe këtë vit në Gjakovë, shoqata e bletarëve “Flora” në mbështetje të Komunës së Gjakovës ka organizuar manifestimin “Festa e Mjaltit 2018”.Në këtë event u tha se këtë vit ka pasur më shumë rendiment të mjaltit.

 

Tashmë tranidicionalisht në komunën e Gjakovës organizohet festa e mjaltit. Edhe këtë vit në këtë manifestim morën pjesë  bletarë nga komuna e Gjakovëssi dhe ekspertë të kësaj fushe. Hapjen zyrtare të kësaj feste e bëri Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shpat Nivokazi dhe kryetari i Shoqatës së Bletarëve “ Flora” në Gjakovë, Florin Dautaga, nga të cilët u tha se bletarët e rinj po shtohen dhe se komuna e Gjakovës po e mbështet këtë sektor.

 

Bletarët zgjodhën që përpos mjaltit në shtandet e tyre të ekspozojnë edhe produkte të tjera. Ata  thanë se këtë vit rendimenti i mjaltit është më i madh dhe me cilësi shumë të mirë.

 

Kjo festë mblodhi edhe ekspertë nga rajoni të cilët përgëzuan organizatorët si dhe vlerësuan edhe pjesëmarrjen e bletarëve të rinj.

 

Përveq ekspozimit të produketeve  të mjaltit bletarët patën mundësinë që të bëjnë edhe shitjen e tyre. Në kuadër të këtij manifestimi nesër do të mbahet puntoria me ligjërues dhe ekspertë nga Kosova e Shqipëria, ku përveq sfidave që hasin bletarët do të diskutohet edhe për produktivitetin e bletëve./TV Syri Vision