Gjakova
Shkronjat

Shëtitorja përgjatë lumit Krena në Gjakovë do të marrë një pamje tjetër. Kjo për faktin se janë duke u kryer punimet për ndërtimin dhe rregullimin e kësaj shëtitore gjatësia e së cilës është 2 kilometra e gjysmë.

Sipas projektit të publikuar në rrjetin social facebook nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, shëtitorja në të dyja anët e lumit do të jenë shtruar me pllaka, përgjatë lumit do të ketë rrethoja e as ndriçimi nuk do të mungojë.

Gjini tha se ndërtimi I kësaj shëtitore do të jetë edhe një mundësi e mirë për qytetarët e Gjakovës, për faktin se përreth saj mund të zhvillohet biznesi e poashtu do të ketë avancime tjera.

Në kuadër të projektit të kësaj shëtitore do të bëhet edhe ndërtimi I 8 urave harkore si dhe do të ketë një infrastrukturë me standarde evropiane.

Projekti për ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe shëtitores përrreth është një bashkëfinancim i Komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Vlera totale e projektit është më shumë se 2 milionë euro. Gjakova është krenuar gjithmonë me lumin Krena që I sjellë freski e bukuri qytetit. Mirëpo falë projektit të rregullimit të rrjedhës së këtij lumi, kjo pjesë e qytetit do të marrë një pamje që do ta kenë lakmi të gjitha komunat tjera.TV Syri Vision/