Gjakova
Shkronjat

Është inauguruar faza e dytë e impiantit të trajtimit të ujit të pijes në stacionin e filtirimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin përfaqësues të institucioneve qëndrore, përfaqësues të institucioneve lokale si dhe konsumatorë të cilët fillimisht panë nga afër ambientet e stacionit të filtrimit.

Ky impiant filtrimi ka 25 rezervarë të ujit dhe 32 stacione pompimi.Gjatë ceremonisë përuruese të këtij projekti , kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se trajtimi i ujit do të mbetet betejë e vazhdueshme për Kosovën, andaj bashkarisht duhet të punojmë më tutje që ta ruajmë atë.

Kurse kryeshefi ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, tha se me ndërtimin e fazës së dytë të kësaj kompanie, janë shtuar kapacitetet përpunuese të ujit,  nga 500 litra kapaciteti është rritur në 1000 litra për sekondë. Ahmeti bëri të ditur edhe planet për vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër kryetari i komunës Ardian Gjini gjatë prezantimit të disa projekteve të cilat po realizohen tha se një copë Evropë është në Gjakovë.

Përgëzime për realizimin e këtij projekti pati edhe nga ana e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës  Shqipërisë.

KRU “Gjakova” ka 36 mijë konsumatorë dhe posedon 755 km shtrirje të rrjetit të ujësjellësit. Impianti i parë  i trajtimit të ujit të pijes në Gjakovë është ndërtuar në vitet 1978-1985. Vlera investive ishte 128 milionë dollarë, me kapacitet 500 litra për sekondë. Ndërsa ndërtimi i impiantit të dytë i cili sot u inaugurua ka filluar në vitin 2015. Finalizimi i këtij projekti të fazës së dytë dhe renovimi i objektit të vjetër ka kushtuar 7 milionë euro, investim ky nga qeveria e Kosovës, KRU “Gjakova” si dhe komunat Gjakovë, Prizren dhe Rahovec./TV Syri Vision/