Gjakova
Shkronjat

Para se të fillonte ndeshja, në një ceremoni të organizuar nga klubi i futbollit Vëllaznimi, legjenda e futbollit Shqiptar Lorik Cana në prani të tifozëve të skuadres gjakovare ju ka dhuruar fanelën e gjeneratës së parë të klubit kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjinit dhe ministrit të infrastrukturës Pal Lekajt.

Pas kësaj ceremonie në stadiumin e qytteit filloj ndeshja mes të klubit të futbollit Vëllaznimi dhe klubit të futbollit Arbëria nga Lipjani. Kjo ishte xhiroja e tetë që u zhvillua në kuadër të ligës së parë të futbollit kosovar. Loja u karaktrizua e qetë dhe me disa raste shënimi nga ana e klubit gjakovar. Gjatë gjithë ndeshjes kuq e zinjët treguan një lojë të mirë se skuadra mysafire. Golin e vetëm të këtij takimi për gjakovarët e shënoj braziliani Christopher Gomes në minutën e 37 të pjesës së parë të lojës. Deri më tani Vëllaznimi ka zhvilluar 8 ndeshje, në mesin e tyre ka shënuar  5 fitore dhe 3 barazime. Me 18 pikë të grumbulluara skuadra gjakovare renditet e dyta në tabelë, ky rezultat bënë që Vëllaznimi të mbajë më tutje hapin me Dukagjinin lider, kurse Arbëria pas 8 xhirove ka 12 pikë. Kuq e zinjët e Gjakovës pretendojnë që në këtë edicioin të inkuadrohen në Superligë/TV Syri Vision/