Gjakova
Shkronjat

Që nga hapja e Qendrës së Mamografit në Gjakovë, ka pasur interesim të shtuar të grave për të bërë diagnostifikimin e sëmundjës së kancerit të gjirit. Radiologët preferojnë që një ekzaminim të tillë duhet ta bëjnë të gjitha gratë që nga mosha 40 vjeqare.

Kanë kaluar më shumë se dy vite që nga hapja e Qendrës së Mamografit në Gjakovë. Kjo paisje e cila është fjala e fundit e teknologjisë, që shërben për diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë është në funksion shumë të mirë dhe pothuajse cdo ditë ofrohen shërbime prej saj.  Që nga janari i këtij viti e deri më tani në këtë qendër kanë ardhur rreth 400 gra për të bërë mamografinë.

Përkundër faktit që shumica e grave ngurojnë të bjënë mamografinë,  radiologët thonë se ekzamini klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje. Andaj të gjitha gratë që janë të interesuara të bëjnë ekzamimin e gjirit me mamograf atëherë ky aparat ndodhet në Qendrën e Mjekesise Familjare “Ereniku” në rrugën “Tivari” ,punon cdo ditë pune dhe shërbimet janë falas./TV Syri Vision/