Gjakova
Shkronjat

Mëngjesin e sotëm nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Ganimete Terbeshi” në fshatin Ponoshec pritën për vizitë kryetarin e komunës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edhe në këtë shkollë u tha se njëri nga kriteret e vendosjes së standardit minimal është investimi në rrjetin e ngrohjes.Kryetari Gjini përmendi edhe një plan afatgjatë për fushën e arsimit në këtë anë.

 

Stafi drejtues thanë se përkundër faktit që shkolla “Gaimete Terbeshi” është e ndërtuar në vitet e 50-ta këtu nuk ka munguar cilësia e arsimit. Ndërsa sipas kryetarit Gjini projekti për ndërtimin e një shkolle ku do të mbahet mësim gjithditor do të realizohet brenda 4 apo 5 viteve të ardhshme në të cilën do të gravitojnë të gjithë nxënësit e pjesës së epërme të Rekës së Keqe./TV Syri Vision