Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të vizitave që po iu bënë shkollave të Gjakovës, kryetari Ardian Gjini sot ka vizituar edhe shkollën fillore “Zenel Sadiku” në fshatin Babaj i Bokës.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e këtij institucioni arsimor në mes tjerash Gjini tha se shumë shpejtë do të intervenoj që nyjet sanitare të rregullohen.

Edhe këtu pati kërkesa sa i përket përmirësimit të infrastrukturës.

Ndër të tjera u tha se edukimi cilësor, disiplina, pastërtia dhe mbrojtja e ambientit janë disa nga kompetencat dhe rregullat që duhet ti ketë secila shkollë./TV Syri Vision/