Gjakova
Shkronjat

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini  së bashku me bashkëpuntorët e tij kanë  vizituar shkollën “Ardhëmria”në fshatin Ramoc.

Kjo vizitë u bë   me qëllim që të ju uroj një fillim sa më të mbarë shkollor dhe të bashkëbisedoj për mundësitë e zhvillimit të shkollës . Gjatë këtij takimi stafi drejtues I shkollës në mes falënderimesh përmend edhe disa kërkesa të cilat prsin të realizohen.

Gjatë bashjëbisedimit me mësimdhënësit Gjini tha se në cdo shkollë do te ketë ngrohje qendrore.Ai  ka shpalosur edhe investimet që duhet bërë në këtë shkollë.

Ndër të tjera kryetari Gjini premtoi  që do të ngris standartin jo vetëm në ketë shkollë por në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës./TV Syri Vision/