Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të vizitave që po i bënë nëpër të gjitha shkollat e Gjakovës, kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka vizituar shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Damjan III. Respektimi i rregullave, pastërtia dhe higjiena, motivimi dhe produktiviteti i vazhdueshëm ishin disa nga qështjet që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit.

Vizitë ju bë edhe gjimnazit “Asllan Berisha në fshatin Rogovë të Hasit.dhe këtu  kërkua rpsektimi i rregullave dhe mirëmbajtja e ambienteve shkollore.

Gjatë ditës sotme kryetari Gjini i shoqëruar nga bashkpunëtorët e tij vazhdoj vizitën edhe në shkollën fillore “At Gjergj Fishta” në fshatinBishtazhin, me ç’rrast uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.Falënderues për këtë vizitë u shprehë stafi menaxhues.

Nga ana tjetër kryetari Gjini gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit  apeloj që të punohet për një arsim dhe edukim cilësor. Ai tha se do të punojmë bashkarisht për edukimin e gjeneratave të reja. Drejtoria komunale e arsimit në bashkpunim me akterët tjerë relevant është e përkuhshtuar që të ofrojë një infrastrukturë më të mirë në të gjitha shkollat e komunës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/