Gjakova
Shkronjat

Në pasditën e sotme kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në rajonin e Dushkajës konkretisht në fshatin Zhabel, me ç’rast u bë edhe përurimi i rrugës së këtij fshati ku të pranishëm ishin edhe banorët e kësaj ane.

Kjo rrugë e cila ka një gjatësi rret 4 kilometra kuvendit komunal I ka kushtuar 337 mijë e 424 euro.

Asfaltimi i kësaj rruge e ka bërë më të lehtë qarkullimi kështu thanë banorët të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtij projekti.

Një tjetër projekt infrastrukturor që sot u përurua është edhe rruga në afërsi të xhamisë në fshatin Bec, gjatësia e së cilës është më shumë se 1 kilometër dhe vlera e investimit të saj është rreth 125 mijë euro.

Të lumtur që kjo rrugë tashmë është asfaltuar u shprehën banorët e këtij fshati.

Gjatë ditës sotme kryetari Ardian Gjini bashkarisht me bashkëpunëtorët e tjerë komunal kanë bërë edhe inaugurimin e rrugës në fshatin Prush, projekt ky I cili ka një vlerë rreth 118 mijë euro.

Banorët thanë së asfaltimin e kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej 1 kilometër e 808 metra e kanë pritur që 18 vite, dhe sot janë të lumtur që një gjë e tillë u realizua.

Sipas kryetarit Gjini në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera të Gjakovës do të fillojnë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë investim nga qeverisja komunale./TV Syri Vision