Gjakova
Shkronjat

Për të tretin vit me radhë qyteti I Gjakovës bëhet nikoqir I garës së vrapimit “Maratona e Malësisë së Gjakovës”, e cila është maratona e parë ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kësaj radhe do të zhvillohet në relacionin Bajram Curr- Gjakovë.

Është paraparë vrapimi në tri disiplina, në maratonë 42.195 km, gjysmë – maratonë 21 km si dhe stafetë 4X10 km, në kategoritë femra, meshkuj dhe veteranë. Organizatorët thanë se tashmë gjithqka është gati dhe gara do të startojë nesër në orën 9 të mëngjesit nga qyteti I Bajram Currit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 garues.

Të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësin që të bëjnë regjistrimin e tyre  në qendren e regjistrimit në hollin e pallatit të kulturës”Asim Vokshi” e cila do të jetë e hapur deri në orën 24:00. Përveq sponsorëve maratona ka gjetur mbështetjen nga komuna e Gjakovës dhe ministria e kulturës rinisë dhe sportit. Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është promovimi i përbashkët e dy zonave, Gjakovës në pjesën e Kosovës dhe Tropojës në pjesën e Shqipërisë, por mbi të gjitha promovimi i natyrës së bukur që ekziston në këtë pjesë të Ballkanit. /TV Syri Vision/