Gjakova
Shkronjat

Në sallen e sporteve “Shani Nushi” është zhvilluar takimin i parë i sezonit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ku klubi i Vëllaznimit ka pritur klubin United Basketball nga Gjilani.

Skuadra gjakovare e drejtuar nga trajneri  Shkumbin Kumnova arriti që përgjatë gjithë ndeshjes të dominoj në parket. Basketbollistët e Vëllaznimit përmes lojës dhe aksioneve interesante treguan një përgatitje më të mire se ekipi kundërshtar.  Pjesa e parë  xhiros u mbyll me rezultat 52 me 26 në favor të gjakovarëve. Edhe në pjesën e dytë të xhiros pati aksione interesante dhe më shumë pikë të shënuara nga Vëllaznimi. Paraqitje fenomenale për gjakovarët tregoj basketbollisti Atik Koshi i cili shënoj 38 pikë, 6 kërcime, 11 asistime dhe 7 topa të vjedhur.  Poashtu fantastik ishte edhe amerikani Robert Claypool i cili shënoj 30 pikë, 8 asistime, 5 kërcime dhe 8 topa të vjedhur. Kështu skuadra gjakovare ndeshjen e parë të sezonit e mbylli me rezultat të thellë 118 me 52, për të treguar se është një nga kandidatët kryesor për ngjitje në Superligë.

 

Risi e këtij sezoni është se skuadra gjakovare është me udhëheqje të re. Kryetar i saj tashmë është ish baskebollisti i Vëllaznimit Kastriot Zherka, i cili mes emocionesh tha se është i lumtur që sezonin e filluan mbarë.

Nga ana tjetër trajneri Shkumbin Kumnova tha se synim i Vëllaznimit mbetet Superliga.

Xhiron e ardhshme Vëllaznimi e pret Kerasan Prishtinën, kurse United Basketball e pret Dritën./TV Syri Vision