Gjakova
Shkronjat

Keniani Isac Kimutai arriti të dal i pari në Maratonën e Malësisë së Gjakovës shtegu i së cilës ishte 42 kilometra. Pjesë e kësaj gare të vrapimit u bënë 158 vrapues, në mesin e tyre pati edhe nga shtete të tjera.

Më shumë se 150 garues vendor e ndërkombëtarë morrën pjesë në maratonën e Malësisë së Gjakovës e cila u mbajt për herë të tretë. Kjo garë e vrapimit u zhvillua në tri disiplina: maratonë 42 kilometra, gjysmë maratonë 21 kilometra si dhe stafetë 4 x10 kilometra, në katgoritë femra, meshkuj dhe veteranë. Në shtegun prej 42 kilometra që nisi në qytetin e Bajram Currit e që përfundoj në qytetin e Gjakovës, pas 2 orë e 45 minutave  i pari doli keniani Isac Kimutai. Ndërsa vendin e dytë e zuri Ilir Rrudhani nga Kamenica, si dhe i treti doli gjakovari Tirron Mamusha.Garuesit u shprehen të lumtur që treguan rezultate të mirë, ata thanë se kësaj radhe shtegu ishte më i vështirë.

Në kategorinë e femrave në maratonën 42 kilometra e para doli Emily Jehutai nga Kenia, e dyta Susan Wacheke ndersa e treta Qendresa Ramadani nga Prishtina. Kurse në kategorinë e veteranëve  vendin e parë e zuri Igor Jakimoski, të dytin Zymer Alaj dhe të tretin Arben Shati. Ndërsa tek veteranet e para doli Nebahate Maqastena, pastaj e dyta Mimoza Kusari Lila dhe e treta Sukmei Nasreen Wong. Poashtu u ndanë edhe qmimet për vendet e para në disiplinën gjysmë maratonë 21 kilometra në kategoritë femra meshkuj dhe veteranë. Pjesë e qmimeve ishin edhe klubet atletike që garuan në stafetë. Organizatorja e kësaj gare Mimoza Kusari Lila tha se në edicionin tjetër synohet të rritet numri i garuesve e sidomos nga diaspora.

Kësaj radhe motoja e maratonës ishte “Vrapo për shëndetin”.

Falënderues për zhvillimin dhe sukseset e garuesve të kësaj maratone u shpreh kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.

Përveq sponsorëve Maratona e Malësisë së Gjakovës është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kuvendi Komunal i Gjakovës dhe Federata Atletike e Kosovës./TV Syri Vision