Gjakova
Shkronjat

Një iniciativë interesante morën nxënësit e klasëve të gjashta dhe të shtata të shkollës fillore “Mazllum Këpuska”. Me ushqime të konservuara të cilat i kanë sjellur vetë ata krijuan figura të ndryshme.

Dikush kishte zgjedhur që të krijonte një robot, e të tjerë preferuan figura të ndryshme si logon e shkollës, lulen, syrin, macen etj. E gjithë kjo ishte si një garë mes klasëve, ku figura më e mirë do të shpërblehet ndërsa të gjitha ushqimet e konservuara janë dhuruar për Kryqin e Kuq.

Nxënësit thanë se përmes këtij aktivitti dëshirojnë të solidarizohen me familjet skamnore.

Të pranishme në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësueset e Kryqit të Kuq të cilat u shprehën falënderuese për këtë inictiativë e cila sipas tyre është e mirëseardhur kur dihet që në komunën e Gjakovës ka një numër të konsiderueshëm të familjeve të cilat jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike. Ato apeluan tek njerëzit e vullnetit të mirë që në qfarëdo mënyre tu dalin në ndihmë këtyre familjeve./TV Syri Vision/