Gjakova
Shkronjat

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë. Kjo ditë u shënua edhe në Gjakovë nga nxënësit e shkollës fillor “Fehmi Agani” të cilët dolën në qendër të qytetit dhe bënë shpërndarjen e ushqimit falas për kalimtarët e rastit.

 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të grantit zhvillimor të shkollave, projekt ky të cilin kjo shkollë e ka fituar nga banka botërore.

Me 17 tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme, dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shohin 17 tetorin si një ditë ku mund të rikujtohet përkushtimi i tyre për t’i dhënë fund varfërisë./TV Syri Vision/