Gjakova
Shkronjat

Muaji tetor është muaji i “Kampanjës Botërore për Ndërgjegjësim kundër Kancerit të Gjirit”. Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në sferen sociale, kësaj kampanje të rëndësishme sot i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës se mesme ekonomike “Kadri Kusari”.

Ata dolën në qendër të qytetit dhe shpërndanë borshura  me mesazhe vetëdijesuese si dhe punime tjera të cilat i kanë punuar vetë.

 

Përveq këtij aktiviteti nxënësit e shkollës ekonomike”Kadri Kusari” kanë mbledhur edhe një shumë të konsiderushme të parave të cilat do t’ua dhurojnë dy viktimave të cilat janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Tetori në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje./TV Syri Vision/