Gjakova
Shkronjat

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë për këtë vit. Fillimisht drejtor për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj ka dhënë informatën për periudhën financiare janar-shtator 2018. Sipas të dhënave, buxheti i aprovuar në kuvendin komunal për vitin 2018 ka qenë në vlerë mbi 23 milionë euro, por i cili është ndryshuar nga ai fillestar duke arritur në shumë mbi 25 milionë euro.

Poashtu është bërë e ditur se gjatë periudhës nëntmujore janë alokuar mjete në vlerë mbi 20 milionë euro, ndërkohë që janë shpenzuar mjete në shumë mbi 15 milionë euro, apo 75 për qind e buxhetit të alokuar. Pas raportimit anëtarët e komiteti keërkuan nga drejtori Halilaj edhe disa sqarime sa i përket disa projekteve mjetet e të cilave janë alokuar.

Halilaj shtoj se sa i përket të të hyrave vetanake periudha janar –shtator 2018 karakterizohet me një realizim të të hyrave vetanake në total 2.716 apo 13.22% në raport me planifikimin. Ndërsa krahasur me vitin 2017 janë realizuar të hyra vetanake në vlerë prej 345,896 euro më shumë osë shprehur në përqindje ka rritje prej 14.60%. Nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa është bërë edhe shqyrtimi i Draft-Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019. Ndërkohë nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, është dhënë raporti për ndarjen e granteve për biznesete komunës së Gjakovës për vitin 2018, ku u bë e ditur se përpos komunës, përfituesit kanë participuar njëzet për qind të vlerës së fituar të grantit dhese me këto grante është bërë blerja e pajisjeve dhe mjeteve të punës.

Pas propozimit të pikave të rendit të ditës nga kryesuesi Anton Shala dhe të miratuara nga anëtarët e këtij komiteti, më pas të njëjtat janë shqyrtuar dhe miratuar përdiskutim në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal./TV Syri Vision/