Gjakova
Shkronjat

Në 20 vjetorin e  rënies së heroit të kombit Ilir Soba , zyrtarë komunalë, përfaqësues të  partive politike, familjarë, miq  dhe qytetarë sot kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit.

Sot janë bërë 20 vite që kur heroi i kombit Ilir Soba ra heroikisht në luftimet e fshatit Krelan. Në përkujtim të jetës dhe veprës së djaloshit I cili në moshën 27 vjeqare la kitarën për t’iu bashkuar UÇK-së, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit.  Agron Kryeziu, në emër të brigadës 137, e veçoi Ilirin si një djalë të qetë dhe inteligjent, por mbi të gjitha luftëtar të lirisë.

Edhe sot pas 20 vitesh familja Soba ndjen dhembje dhe krenari për sakrificën që dha djali dhe vëllau i tyre për lirinë e vendit.Familjarët thanë se amaneti i të rënëve nuk është realizuar deri në fund.

Figura dhe vepra e heroit Soba u nderua me homazhe edhe nga kryesuesi i kuvendit komunal Anton Shala dhe zyrtarë tjerë komunal.

Po sot homazhe bënë edhe përfaqësues të partive politike nga Lëvizja Vetëvendosja, nga Lidhja Demorkatike e Kosovës si dhe qytetarë. Ndër të tjera u tha se mungesa e djelmoshave si Iliri nuk kompensohet, por që këto figura duhet të na inkurajojnë që të punojmë për zhvillimin ekonomik, shoqëror etj./TV Syri Vision/