Gjakova
Shkronjat

“Promovimi I efikasitetit dhe efektivitetit më të lartë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore” ishte ligjerata të cilën e mbajti Rrjeti i OJQ-ve të Grave “Qeliza” me nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë.

E gjithë kjo ëshhtë në kuadër të projektit 15 mujor “Krijimi i pavarësisë së grave përmes përgatitjes për punësim”. Këto ligjerata po jepen nga eksperte të fushës si:  psikologë dhe juristë. Me këtë rast u tha se edukimi në moshë të hershme dhe ngritja e vetëdijës në parandalimin e këtij fenomeni është esenciale.

Përvq këshillave psiko-sociale nxënësit patën mundësinë që të marrin informata edhe në aspektin ligjor.

Nga ana tjetër nxënësit thanë se ligjerata të tilla janë të domosdoshme dhe ndikojnë në vetëdjësimin e tyre.

 

Ligjerata të tilla do të mbahen në 5 komuna, si: Gjakovë, Junik, Deçan, Rahovec dhe Malishevë, në periudhën kohore Tetor – Dhjetor. Ky projekt është financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë, implementuar nga Family and Childcare Centre. Qëllimi i këtij projekti është rritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të nxënësve të shkollave të mesme në lidhje me rrezikun dhe pasojat e trafikimit të qenieve njerëzore./TV Syri Vision/