Gjakova
Shkronjat

Dita e tretë e mitingut të poezisë sot ka vazhduar me një aktivitet të shënuar nga artistët vegjël në qendër të qytetit.

Ishin nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Fehmi Agani” të cilët recituan vargje kushtuar trimërisë dhe atdheut.

 

Të pranishëm në këtë aktivitet përveq prindërve ishin edhe poetët nga Gjakova, Prishtina, Peja dhe nga vendet e rajonit.

Ky është mitingu i 54-të me radhë. Në përmbyllje të festës së poezisë, për adhuruesit e fjalës së shkruar janë organizuar edhe aktivitete tjera si orë tjera letrare dhe tribuna ku do të jenë të pranishëm disa nga poetët më të mirë bashkëkohorë./TV Syri Vision/