Gjakova
Shkronjat

Poetët Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj janë fituesit e qmimit kryesor të poezisë më të mirë të Mitingut e 54-të të Poezisë.  Ndërsa qmimi “Din Mehmeti”, u nda për shkrimtarët  Nikollë Lokaj dhe Ilir Hajdari , kurse  qmimi “Yllka Domi’ u nda për poetën Manjola Brahaj.

Krijues, poetë, kritikë,profesorë, adhurues të fjalës së shkruar dhe dashamirë të letërsisë shqipe nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën së bashku për të shënuar natën qendrore të mitingut të 54-të të poezisë, aktivitet ky I cili u organizua nga klubi letrar ‘Gjon Nikollë Kazazi”, drejtoria për kulturë, rini dhe sport si dhe ministria e kulturës rinisë dhe sportit.Në këtë mbrëmje garuan githësej 18 poetë të cilët njëri pas tjetrit recituan poezitë e tyre. Pas vlerësimit të jurisë poetët Rexep Shahu dhe Helena Halilaj arriën që të fituojnë qmimin kryesor të poezisë më të mirë të lexuar në këtë miting.

 

Fituesit I uroj drejtoresha për kulturë rini dhe sport në Gjakovë Saranda Hyseni.

Qmimi “Din Mehmeti”, për librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve u nda për librin “Natën kapercehet pa leje” nga shkrimtari Nikollë Lokaj si dhe për librin “Gjevap për liri” nga shkrmtari Ilir Hajdari. Në mesin e qmimeve ishte edhe qmimi “Yllka Domi” të cilin e fitoi poetja Manjola Brahaj nga Shqipëria. Poashtu u ndane qmime edhe për krijuesit më të mirë të rinj, ku vendin e parë e fitoj Dea Komani, pastaj vendin e dytë e fitoj Orest Kryezu dhe të tretin e fitoj Erlinda Krasniqi.Në këtë mbremjë u ndanë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për ata që kontribuan në zhvillimi e këtij aktiviteti. Mitingu I Poezisë është festë tradicionale e cila ka mbi gjysmë shekulli që festohet në qytetin e Gjakovës, i cili njihet edhe si qyteti i kulturës, arsimit dhe artit.