Gjakova
Shkronjat

Në vazhdën e vizitave që po i bënë nëpër të gjitha shkollat e Gjakovës, kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka vizituar shkollën fillore “Sylejman Vokshi” në fshatin Smolicë.

Respektimi i rregullave, pastërtia dhe higjiena, motivimi dhe produktiviteti i vazhdueshëm ishin disa nga qështjet që u diskutuan gjatë bashkëbisedimit me mësimdhënësit.Sikurse në të gjitha shkollat tjera edhe këtu kryetari Gjini ka theksuar që ne si komunë duhet që brenda këtij mandati të arrijmë të përfundojmë arritjen e standarteve minimale. Nga ana tjetër stafi drejtues I shkollës në mes falënderimesh përmendi edhe disa kërkesa sa I përket infrastrukturës e të cilat presin të realizohen.

Po sot vizitë iu bë edhe shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në fshatin Korenicë. Gjatë këtij takimi I pari I komunës ka kërkuar nga mësimdhënësit që të realizojnë punën e tyre më me motiv dhe të punohet për një arsim dhe edukim cilësor. Gjatë prezantimit të të arriturave të kësaj shkolle drejtori Ramiz Alija përmendi edhe projektin e objektit të ri të shkollës e cila është duke u ndërtuar, investim ky nga ministria e arsimit.

Ndërsa kryetari Gjini tha se komuna do ti plotësoj të gjitha marrëvesjet kontraktuale si dhe përmendi edhe një plan afatgjatë për fushën e arsimit në këtë anë.

Drejtoria komunale e arsimit në bashkpunim me akterët tjerë relevant është e përkushtuar që të ofrojë një infrastrukturë më të mirë në të gjitha shkollat e komunës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/