Gjakova
Shkronjat

Në sallen e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar takimin i dytë i sezonit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ku klubi i Vëllaznimit ka pritur klubin Kerasan Prishtina. Skuadra gjakovare u mundua që përgjatë gjithë lojës të dominojë më shumë në parket.

Basketbollistët e Vëllaznimit patën aksione interesante dhe arritën të shënojnë më shumë pikë sesa skuadra kundërshtare. Një performacë të shkëlqyer në këtë përballje për gjakovarët e tregoj basketbollisti Atik Koshi i cili shënoj 33 pikë. Poashtu një paraqitje fantastike e patën edhe gjashtë basketbollistët  tjerë të cilët kanë shënuar pikë dyshifror. Pos Koshit me 33 pikë e 5 asistime, janë dalluar edhe Ardit Memqaj me 18 pikë e 10 kërcime, pastaj 14 pikë ka shënuar RRon Ukaj, 12 pikë Dardan Brovina, ndërsa nga 11 pikë kanë shanuar Robert Claypool, Driton Rraci dhe Erion Qarkagjia. Ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Kerasan Prishtinës u mbyll me rezultat të thellë 123 me 66. Skuadra gjakovare edhe kësaj radhe tregoj se është një nga kandidatët kryesor për ngjitje në Superligë. Xhiroja e tretë do të zhvillohet të mërkurën, ku KB Vëllaznimi udhëton në Pejë për tu përballur me KB Penzën.