Gjakova
Shkronjat

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka pritur në vizitë ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, depute të kuvendit të kosovës dhe zyrtarë të tjerë. Qëllimi I këtij takimi ishte inaugurimi i një projekt infrastrukturor dhe inspektimi I dy projekteve tjera, investime këto nga ministria e infrastrukturës.

Me një ceremoni u bë inaugurimi I rrugës regjionale Gjakovë-Ponoshec-Junik. Kjo rrugë e cila është rikonstrukturuar ka një gjatësi rreth 30 kilometra dhe vlera e investimit është 850 mijë euro.

 

Një projekt I cili ka disa ditë që ka filluar është edhe ndërtimi i urës në afërsi të fshatit Smolicë , gjatësia e së cilës është 68 metra. Ministrisë së infrastrukturës ky investim I ka kushtuar 550 mijë euro. Edhe këtu u inspektuan punimet.

Gjatë ditës sotme ministri Lekaj së bashku me kryetarin Gjini inspektuan edhe një tjetër projekt infarstrukturor punimet e të cilit sot filluan. Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Smolicë- Nivokaz gjatësia e së cilës është 6 kilometra që kap shumën rreth 730 mijë euro.

 

Vlera e përgjithshme e këtyre tri projekteve  është mbi 2 milionë euro. Të gjitha këto projekte infrastrukturore do të ndikojnë në zhvillimin rural, ekonomik e social të fshatrave dhe qytetit të Gjakovës si dhe do të rrisin në përgjithësi kapacitetet turistike të kësa ane u tha me këtë rast./TV Syri Vision/