Gjakova
Shkronjat

Drejtoria komunale e arsimit në Gjakoivë ka kryer të gjitha procedurat sa I përket furnizimit me lëndë djegëse për të gjitha shkollat. Drejtori Bernard Frrokaj ka thënë se kontratat janë lidhur me kohë me të gjithë furnizuesit me lëndë djegëse, qoftë me derivate të naftës ashtu edhe më dru.

Por një sfidë tjetër është se ka ende shkolla që përdorin stufat me drru mirëpo në vitin e ardhshëm është planifikuar që të investohet në sistemin e ngrohjes në shumicën prej tyre.

Frrokaj tha se një kontribut në përmirësimin e infrastrukturës po e jep edhe ministria e zhvillimit ekonomik e cila ka përgjedhur 5 shkolla  të komunës së Gjakovës për impelmentimin e projektit për efiçencë të energjisë, gjë që nënkupton renovimin e tyre në masë pothuajse të tërësishme.

Drejtoria e arsimit në bashkpunim me akterët tjerë relevantë do të punojë në përmirësimin e infrastrukturës në objektet shkollore si dhe ofrimin e një  ambient më të përshtatshëm për nxënësit që të zhvillojnë një mësim në kushte normale./TV Syri Vision/