Gjakova
Shkronjat

Në qendrën rekreative në shkugëz  në të njëjtën kohë janë duke u realizuar tri projekte të cilat kanë ndikim në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Gjakovës.

Projekti I parë është ndërtimi I terreve të tenisit I cili ka filluar dy vite më parë dhe I cili ka pasur ngecje me operatorin, por që kuvendi komunal I ka kryer të gjitha procedurat. Pastaj projekti I dytë është ndërtimi I fushës sintetike të futbollit që është investim nga ministria e kulturës rinisë dhe sportit, kuvendi komunal si dhe UEFA. Kurse projekti I tretë është ndërtimi I shtigjeve të ecjes . Për të gjitha për televizionin Syri Vision këto ka dhënë detaje kryetari I komunës Ardian Gjini.

Sipas kryetarit Gjini Shkugëza do të jetë një lidhje organike edhe me projekte të tjera.

Një projekt tjetër që është planifikuar është edhe lidhja mes shkugëzës me pjesën e qabratit dhe rrugën Bujar Roka.

Kryetari Gjini ka përmendur edhe ndërtimin trotuarit përskaj  rrugës prej qytetit deri në shkugëzes. Sipas tij ky projekt nuk është realizuar në këtë vit për faktin se nuk ka pasur mundësi buxhetore si dhe aspekteve të tjera procedurale. Mirëpo një gjë e tillë pritet të realizohet në vitin e ardhshëm ku qytetarët do ta kenë hapsirën që të ecin lirshëm./TV Syri Vision/