Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën” sot në komunën e Gjakovës është bërë pastrimi I një deponie ilegale të mbeturinave në lokacionin Carrapatok. Organizata “Let’s do it Kosova” në bashkpunim me kuvendin komunal të Gjakovës, kompaninë e mbeturinave “Çabrati”, organizatën “Iniciativa e Femrës Kosovare” si dhe ogranizata të tjera joqeveritare në mbështetje të qeverisë së Kosovës u bënë pjesë e këtij aksioni.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri I vendit Ramush Hradinaj, kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe zyrtarë të tjerë s nga nivel lokal ashtu edhe ai qendror. Angazhime të tilla janë të kota nëse nuk ngritet vetëdijësimi I qytearëve për të mbrojtje të ambienit, andaj duhet të hyjmë në garë për një Kosovë të pastër kështut tha Haradinaj.

I pyetur se a do të formohet policia e gjelbër kryeministri pohoj se në gjë e tillë do të ndodh si dhe ndëshkimet do të jenë reale.

Përfaqësues të ogranizatës “Let’s do it Kosova “ thanë se Gjakova është model se si komunat duhet të pastrojnë cdo deponi ilegale.

Nga ana tjetër kryetari I komunës Ardian Gjini tha se do të bëhet pastrimi I të gjitha betonive ilegale të mbeturinave të cilat janë evientuar në Gjakovë dhe për këtë kuvendi komunal ka formuar edhe task forcën e cila do të shqiptojë gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturinat në pronën publike.

Mbrojtja e mjedisit është prioritet për qeverinë e Kosovës kshtu tha koordinatorja e taskë forcës për pastrimin e mjedisit Albena Reshitaj.

Ky ishte njëri prej aksioneve të përditshme për pastrim, që komuna e Gjakovës dhe organizata të ndryshme joqeveritare po e ndërmarrin në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”.Mes tjerash u tha se deri më tani janë pastuar 322 deponi ilelage dhe mbi 150 mijë qytetarë kanë marrë pjesë na aksionin për pastrimin e Kosovës./TV Syri Vision/