Gjakova
Shkronjat

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit disa pjesë malore të shtatë fshatërave të komunës së Gjakovës janë përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrfikësve po intevenojnë në këto vende duke eliminuar cdo zjarrë mirëpo ata po ballafaqohen me problemin e qasjes me kamionë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Luan Dinaj tha se zjarre malore ka pasur në fshatërat: Zhub, Hereq, Doblibare, Devë, Koshare, Rracaj. Ndërsa zjarre fushore ka pasur në Meqë, Ramoc, Osek Pashë, Brekoc, tek varrezat e qytetit si dhe në lokacionin te Nertili.

Dinaj pati edhe një apel.

Edhe pse rastet e këtyre zjarreve janë sporadike deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Andaj ajo që kërkohet nga qytetarët e komunës së Gjakovës është që të vetëdijësohen se duhet të mbrojnë ambientin e jo të tregojnë pakujdesi duke vënë zjarre si në zona malore ashtu edhe fushore./TV Syri Vision/