Gjakova
Shkronjat

Në  sallën e sporteve “Shani Nushi” u zhvillua derbi i ligës së parë në basketboll mes të Vëllaznimit të Gjakovës dhe Ferronikelit të Drenasit.

Në pjesën e parë të kësaj ndeshje të dyja skuadrat  patën aksione interesante dhe shënonin pikë njëra pas tjetrës. Kështu pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me rezultat të barabratë 41 me 41. Pjesa e dytë e ndeshjes filloj me një dinamikë më të shpejtë.  Basketbollitët e të dy ekipeve u munduan që të tregojnë lojë të mirë por pse jo edhe të shënojnë pikë. Në minutat e fundit të kësaj ndeshje Vëllaznimi ishte në epërsi me 7 pikë më shumë se Ferronikeli.  Vetëm 13 sekonda pa përfunduar loja trajneri i skuadres gjakovare Shkumbin Kumnova kërkoj pushim në mënyrë që të ndryshoj strategjinë. Mirëpo disa gabime teknike në fazën e mbrojtjes nga basketbollistët e Vëllaznimit mjaftuan për skuadren nga drenasi të ndryshojë  rezultatin dhe të shënoj fitore duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 79-82. Basketbollisti Arti Hajdari ishe koshashënuesi më i mirë te Ferronikeli me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Mustafë Merovci me 20 pikë të tjera. Nga ana tjetër te Vëllaznimi, shkëlqeu Atik Koshi me 33 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.

 

Kjo ishte humbja e parë në këtë stinor për skuadren gjakovare. Vëllaznimi krahas humbjes, aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në krye të tabelës, ndërsa Ferronikeli me një ndeshje më pak, pa asnjë humbje me 3 fitore gjendet në pozitën e dytë./TV Syri Vision/