Gjakova
Shkronjat

Këto broshura informative patën rastin ti kenë në duar nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” si dhe stundentë të komunës së Gjakovës  të cilët u bënë pjesë e tryezës “Ndihmo në parandalim dhe luftim të trafikimit të qenieve njerëzore”.

Ky aktivitet u organizua nga Policia e Kosovës dhe ministria e punëve të brendshme dhe u mbështet nga ICITAPI amerikan dhe misioni i OSBE-së në Kosovë dhe forumi i sigurisë në bashkësi. Me këtë rast u tha se gjatë këtij viti në Gjakovë Policia e Kosovës ka kapur 12 raste të trafikimit të qenieve njerëzore.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës patën edhe një apel për të rinjët.

Këshilltari për arsim pranë kabinetit të kryetarit të komunës, Luan Shllaku tha se duhet të kontribojmë në parandalimin e kësaj dukurie.

Nga ana tjetër përfaqësues nga misionit i OSBE-së  në Kosovë thanë se trafikimi me qenie njerëzore zë vendin e tretë si aktivitet kriminal përnga profiti që gjeneron.

Java kundër trafikimit me qenie njerëzore ka filluar që nga data 18 Tetor dhe në vazhdimësi do të ketë aktivitete në kuadër të kapmanjës vetëdijesuese “Mos hesht. Ndihmo parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore”./TV Syri Vision/