Gjakova
Shkronjat

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjakovës gjendet fshati Pjetërshan. Një fshat malor por me bukuri natyrore që të bëjnë të pushojnë sytë dhe të çlodhesh me madhështinë që të ofron natyra.

Çdo stinë në këtë fshat vjen me bukurinë e vet, kjo duket edhe në stinën e vjeshtës ku llollojshmëria e ngjyrave që ka krijuar natyra e bën fshatin të jetë i bukur dhe tërheqës. Këtu jetojnë rreth 300 banorë dhe kryesisht do të mund të shihni shtëpi të reja të ndërtuara në vitet e fundit.

Por ajo qe e bënë unike këtë vend është edhe pastërtia e mjedisit. Banorët e këtushëm në mënyrë vullnetare kanë vendosur shporta të mbeturinave në secilën pemë në rrugën kryesore të fshatit.

 

Se banorët janë të përkushtuar për mirëmbajtjen e mjedisit këtë e tregon edhe Kristë Gjini I cili ka vite që jeton në Zvicër mirëpo sa herë që vjen në vendlindje ai përkujdeset në mënyrë të veqantë për mjedisin.

Vlen të theksohet se fshati është I rrethuar me lloje të ndryshme të drunjëve dhe pemë të tjera frutore të cilat fshihen në gjirin e kodrave, që përbëjnë një pasuri të vërtetë për banorët. Pjetershani të ofron pamje sa përrallore aq edhe magjepse andaj nëse dëshironi një vend të qetë për relaks ja vlen ta vizitoni./TV Syri Vision/