Gjakova
Shkronjat

Fazli Kolmekshaj është bashkatdhetari  i cili i ka shtuar shkollës fillore të fshatit Lipovec një terren sportiv. Bëhet fjalë për fushë të volejbollit të cilën ai zgjodhi ta dhuroj si donacion nga kursimet e tij në vlerë mbi 3 mijë euro.

Me këtë rast shkolla fillore ”Shaban Golaj” organizoj një ceremoni në të cilën i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe bashkëpuntorët tjerë komunal. Gjatë inaugurimit të këtij projekti u tha se ka disa arsye jashtëzakonisht të mira pse ne sot jemi mbledhur këtu. Jo veç pse është ndërtuar një fushë volejbolli, por sepse ne përçojmë një mesazh.

 

Në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë, iu nda një mirënjohje Fazliut të cilën e pranoi babai i tij Bajrami i cili tha se është shumë i kënaqur që i biri vendosi të dhurojë këtë donacion. E se si erdhi deri te kjo iniciativë na tregoj vëllau i Fazliut, Bekimi.

Tashmë kjo fushë sportive do të iu shërbejë nxënësve të shkollës fillore “Shaban Golaj”.

Nga sot këta nxënës do të kenë mundësinë që aktivitetin e tyr sportive ta zhvillojnë në këtë fushë e cila ofron kushte më të mira. Investime të tilla janë të mirëpritura andaj kur ekziton mundësia pse të mos bëhemi shembull i mirë për vendin tonë u tha me këtë rast./TV Syri Vision.