Gjakova
Shkronjat

Drejtori i shkollave fillore “Engjëll Gjoni” në Novosellë të Ulët dhe “Shtjefën Kurti” në Novosellë të Epërme, Pjetër Gecaj doli në pension. Me një ceremoni të veqantë mësimdhënësit së bashku me miqtë dhe familjarët festuan 65 vjetorin e lindjes së drejtorit si dhe 43 vjetorin e punës së tij në arsim.

Pas 43 vitesh punë dhe angazhim në arsimin dhe edukimin e gjeneratave është pensionuar drejtori i shkollës fillore “Engjëll Gjoni” në Novosellë të Ulët dhe shkollës “Shtjefën Kurti” në Novosellë të Epërme, Pjetër Gecaj. Ai festoj 65 vjetorin e lindjes së tij mes familjarëve, miqëve dhe kolegëve.

Gecaj pati një mesazh për të gjithë mësimdhënësit në përgjithësi.

Të pranishëm në ceremonin e pensionimit ishin edhe përfaqësues të institucioneve si nga niveli lokal ashtu edhe ai qëndror. Për të u folën fjalë të mira  si dhe u vlerësua lartë kontributi I tij.

Kontributi i Pjetrit në fushën e arsimit u vlerësua edhe me mirënjhohje si nga ministria e Arsimit, pastaj nga drejtoria komunale  e arsimit si dhe nga të dy institucionet arsimore të cilat ai i ka udhequr për 28 vite. Nga ana tjetër miqtë nuk lanë pa përmendur edhe përkushtimin e tij shumëvjeqar për shkollën shqipe në rrethana të vështira kohore.

Pjetër Gecaj në vitet 1996-1999 ishte kryetar i aktivit të drejtorëve në drejtorinë e arsimit në Gjakovë. Ai është edhe autor i 7 librave letrar si dhe i 160 vështrimeve kritike letrare./TV Syri Vision/