Gjakova
Shkronjat

Në sallën e sporteve “Shani Nushi” është zhvilluar xhiroja e pestë në hendboll në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Nënkampioni aktual Prishtina ishte tejet i fortë për grupin e ri të lojtarëve të Vëllaznimit.

Realisht gjakovarët nuk treguan cilësi në lojë dhe ngritje të aftësisë fizike .Përkundër faktit që ata patën grinte dhe dëshirë për të shënuar, prap se prap përvoja e kryeqytetasëve nuk lejoi që ata të befasonin. Ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 22-40 në favor të Pirishtinës. Për  Vëllaznimin shënuan hendbollistët: Curri, Luzha, Spahija nga 4 pikë , Halili 5, Mamusha 3, Gaxha 1, Fana 2, Rama 2, Rexha 2, Neziri 3. Në tabelën e  klasifikimit udhëheqin Kastrioti, Besa Famgas e Drita me nga 10 pikë, kurse Prishtina është e katërta me tetë pikë. Vëllaznimi aktualisht është në vendin e shtatë,  nga 5 lojë të zhvilluara ka grumbulluar vetëm tri pikë.

Përfaqësuesit e klubit Vëllaznimi thanë se duhetë të punohet më shumë që të tregojmë rezultate të mira.

Përndryshe në paralojë kadetët e Vëllaznimit u mposhtën nga Prishtina me rezultat 21-25. Të shtunën do të luhet ndeshja e radhës ku Vëllaznimi do të jetë si mysafir I Samadrexhës./TV Syri Vision/