Gjakova
Shkronjat

Këto janë hendbollistet e klubit Shqiponja të komunës së Gjakovës. Në këtë stinor deri më tani ato kanë zhvilluar 5 ndeshje ku kanë arritur të shënojnë 4 fitore dhe kanë pësuar vetëm një humbje.

Me këtë rezultat Shqiponja renditet e dyta në tabelë në kuadër të Supërligës së hendbollit kosovar. Vajzat e skuadres gjakovare edhe këtë sezon synojnë që të bëhen kampione të Kosovës.

Në këtë stinor të sukseshsme po tregohen edhe kadetet të cilat prijnë në tabelë.

Tash së fundi Shqiponjës iu është bashkuar edhe hendbollstja Kaltrina Paci nga komuna e Obiliqit.

Anëtarët e kryesisë thonë se klubi synon që të vazhdoj më tutje angazhimin dhe të tregoj suksese në ndeshjet e radhës.

Nesër Shqiponja e pret në Gjakovë  klubin e hendbollit Jusuf Gërvallanga Deçani. Në ora 12 e 30 në paraloje takohen kadetet ndersa senioret do të zhvillojnë ndeshjen në ora 14:00. Kryesia e klubit lut të gjithë sportdashësit që të marrin pjesë në këtë ndeshje e cila do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi “./TV Syri Vision/