Gjakova
Shkronjat

Një aktivitet interesant e zhvilluan  fëmijët me nevoja të veqanta. Ndryshe prej herave të tjera ata sot patën mundësinë që të jenë pjesë e aktivitetit sportiv  “Të githë jemi të barabartë” I cili është organizuar nga UEFA në bashkpunim me federatën e futbollit të Kosovës.

Sipas mësimdhënëses Suzana Xharra aktivtete të tilla sportive janë të mirëpritura për fëmijët me nevoja ndryshe kjo për faktin se ndikon në psikomotorikën e tyre.

Të përfshirë në këtë aktivitet edukativo-sportiv ishin nxënësit  e klasësve të bashkangjitura të shkollave fillore “Yll Morina”, “Mustafa Bakija” dhe “Zekeria Rexha”.E që secili nxënës të jetë aktiv dhe ta kenë më të lehtë zhvillimin e këtij aktiviteti u përkujdesen msimdhënësit e edukatës fizike të këtyre shkollave./TV Syri Vision/