Gjakova
Shkronjat

Sot filluan punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Cermjan të  Gjakovës. Për të parë nga afër këto punime erdhi kryetari I komunës Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorët tjerë komunal.

Me këtë rast u tha se  një nga pikat më problematike sa I përket ujërave të zeza është fshati Cermjan, mirëpo nga sot këtij problem do ti vie fundi.

Falënderues që ky projekt po realizohet u shprehën banorët.Ata thanë se rregullimi I rrjetit të kanalizmit do të përmisojë jetën e gjithë komunitetit të këtij rajoni.

Në fshatin Cërmjan do të bëhet rregullimi I rrjetit të kanalizmit në gjatësi prej 16 kilometra. Ky projekt kap vlerën prej 300 mijë euro dhe është bashkëfinacim nga kuvendi komunal dhe ministria e financave./TV Syri Vision