Gjakova
Shkronjat

Tashmë është bërë tradicionale që në cdo muaj shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë në mënyrë vullnetare të shpërndajë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike.

Kësaj radhe u ndihmuan 50 familje të komunës së Gjakovës.

Anëtarët e këtyre familjeve u shprehën falënderues për ndihmën e ofruar.

Një nga mirësitë e njeriut është edhe humaniteti andaj apelohen të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë këto familje në qfarëdo mënyre. Një ndihmë sado e vogël për ta do të thotë shumë./TV Syri Vision/