Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të xhiros së 6-të të Superligës së Kosovës në Hendboll, KH “Vëllaznimi” si musafir ka mposhtur KH “Samadrexhen” me rezultat 28-29.

Djemt e udhëhequr nga trajneri Nexhdet Dobroshi edhe pse të rinjë dhe me pak eksperiencë dhanë më të mirën  tyre dhe arritën të shënojnë fitore.Lojtarët më efikas ishin Florian Rexha me 6 gola, Arnis Spahija dhe Arber Neziri me nga 5 gola, Ardi Halili me 4 gola, Vitar Mamusha me 3 gola dhe Granit Fana, Flamur Gaxha e Çlirim Rama me nga 2 gola.

Në këtë fundjavë një fitore kanë shënuar edhe djelmoshat e KV “Vëllaznimi”.Në sallen e sportit “Shani Nushi”, Vëllaznimi ka pritur KV “As Vushtrinë”, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Superligës së Kosovës në Volejboll. Kuq e zinjët treguan një lojë më të mirë në parket dhe arritën të shënojnë fitore bindëse  me rezultat 3:0 me sete.

Nga ana tjetër KB “Vëllaznimi” është kthyer në Gjakovë me fitore pasi ka mpshtur Don Boskon me rezultat 77-74. Skuadra gjakovare në këtë duel ka luajtur vetëm me gjashtë lojtarë. Prej tyre më i miri ishte Atik Koshi me 27 pikë derisa u ndihmua nga amerikani Robert Claypool i cili luajti double-double prej 25 pikëve e 11 kërcimeve.

Por fitore nuk ka treguar KF “Vëllaznimi”. Në stadiumin e qytetit në Gjakovë është zhvilluar xhiroja në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës.Të dy skuadrat kanë ndarë pikët dhe mbyllën ndeshjen me rezultat të barabartë 1:1.Golashënuesit e kësaj loje ishin Enis Zabërxha dhe Dardan Rogova./TV Syri Vision/